Zëdhënësi i VLEN-it, Albrim Hoxha në intervistën për MCN TV ka thënë se vetdorëzimi i ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi, vendin do ta ndihmonte kur të konstatohej fajësia dhe të përfundojë procesi gjyqësor ndaj tij. Kjo, sipas tij do të ishte mirë edhe në sytë e ndërkombëtarëve.
Sepse, siç shton Hoxha, besimi i qytetarëve në drejtësi do të kthehej vetëm nëse këta persona të cilët kanë abuzuar me pushtetin, marrin dënimin e merituar.
“Që të jemi të qartë në Maqedoni, nuk është vetëm Grubi, sepse ka pasur edhe shumë Gruba tjerë që kanë abuzuar me pushtetin dhe në momentin që drejtësia funksionon dhe këto të gjithë të cilët kanë keqpërdorur pushtetin, vihen para drejtësisë dhe marrin dënimin e merituar, atëherë rikthehet edhe besimi i humbur i qytetarëve në drejtësi dhe besimi në miqtë tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Hoxha.


