Policia e Maqedonisë përfshihet në aksionin evropian: Kontrolle të rrepta për autobusët dhe kamionët

SHKUP, 10 shkurt 2026 – Policia rrugore e Maqedonisë së Veriut do t’i bashkohet fushatës evropiane për kontrollin e shtuar të autobusëve dhe mjeteve të rënda transportuese. Ky aksion do të realizohet në periudhën prej 9 deri më 15 shkurt, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Fushata realizohet në koordinim me Asociacionin Evropian të Policisë Rrugore (ROADPOL), me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve, me theks të veçantë te shoferët profesionistë.

Çka do të kontrollohet?

Në kuadër të kontrolleve të përforcuara, policia do të verifikojë:

  • Rregullsinë teknike të autobusëve dhe mjeteve transportuese (kamionëve);

  • Respektimin e kushteve ligjore për transportin e fëmijëve;

  • Gjendjen e shoferëve para nisjes së udhëtimeve të organizuara shkollore dhe rekreative.

Fokus edhe te shkeljet e tjera

Përveç mjeteve të rënda, kontrollet do të përfshijnë edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, ku do të ndëshkohen:

  • Tejkalimi i shpejtësisë së lejuar;

  • Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit ose substancave psikoaktive;

  • Mosperdorimi i rripit të sigurimit;

  • Transporti i pasigurt i udhëtarëve dhe shkelje të tjera ligjore.

Nga policia rikujtojnë se rregullat e komunikacionit nuk janë rekomandim, por obligim, qëllimi i të cilave është mbrojtja e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT