Zgjedhjet e 11 janarit në Gostivar: KSHZ përcakton numrat rendorë të kandidatëve në fletëvotim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka hedhur sot shortin për përcaktimin e numrave rendorë në fletëvotim për zgjedhjet e përsëritura lokale që do të mbahen më 11 janar në Komunën e Gostivarit.

 

Sipas shortit të zhvilluar, kandidati i koalicionit VLEN, Nevzat Bejta, do të garojë me numrin 1 në fletëvotim, ndërsa kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, do të jetë i renditur me numrin 3.

Pas përcaktimit të numrave, kandidatët reaguan përmes mesazheve publike. Limani e cilësoi numrin 3 si simbolik, duke theksuar se “e treta është e vërteta” dhe duke ftuar qytetarët që ta mbështesin në zgjedhje.

Nga ana tjetër, Bejta u shpreh se numri 1 përfaqëson shpresë, besim dhe fitore, duke theksuar se 11 janari mund të jetë dita kur Gostivari do të shënojë një kapitull të ri.

Zgjedhjet e 11 janarit mbahen pas vendimit për përsëritjen e procesit zgjedhor në Gostivar, ndërsa fushata elektorale pritet të zhvillohet sipas afateve dhe rregullave të përcaktuara nga KSHZ.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT