Udhëtimi drejt Hungarisë : Gjithçka që duhet të dini për rregullat doganore

Duhan dhe Alkool: Gjobat nisin te paketa e tretë

Gabimi më i shpeshtë i udhëtarëve tanë është sasia e cigareve. Nëse hyni në Hungari përmes kufirit tokësor (nga Serbia), limitet janë:

 

  • Cigaret: Vetëm 40 copë (2 paketa) për person. Çdo sasi mbi këtë duhet të deklarohet ose do të konfiskohet. (Për udhëtimet me avion, limiti është 1 karton/200 cigare).

  • Pijet e forta: Maksimumi 1 litër pije alkoolike mbi 22% ose 2 litra pije nën 22%.

  • Vera dhe Birra: Deri në 4 litra verë dhe 16 litra birrë.

🥩 “Mishi dhe Djathi” rreptësisht të ndaluara

Për të parandaluar sëmundjet e kafshëve, Hungaria zbaton një politikë “zero tolerancë” për produktet shtazore që vijnë nga vendet jashtë BE-së:

  • Ndalohet: Suxhuku, mishi i tharë, djathi, gjiza, kosi apo çdo ushqim që përmban mish ose qumësht.

  • Lejohet: Fruta dhe perime deri në 5 kg për person, me kusht që të jenë për konsum personal dhe pa dherishte.

  • Ushqimi i foshnjave: Lejohet qumështi pluhur dhe ushqimi i fëmijëve vetëm nëse paketimi është origjinal dhe nuk kërkon frigorifer.

💶 Paratë Kesh (Cash) dhe Dhuratat

Shumë bashkëatdhetarë bartin shuma të mëdha parash gjatë udhëtimeve. Dokumenti specifikon:

  • Mbi 10,000 Euro: Çdo shumë parash kesh, çekë apo flori që barazon ose tejkalon 10,000 euro, duhet të deklarohet me shkrim në kufi.

  • Vlera e mallrave: Mund të sillni sende të reja apo dhurata deri në vlerën 300 EUR për udhëtar (makinë) dhe 430 EUR (avion). Për fëmijët nën 15 vjeç, limiti është 150 EUR.

⛽ Karburanti dhe Ilaçet

  • Nafta rezervë: Përveç rezervuarit të makinës, lejohet të mbani vetëm 10 litra karburant në një bidon portativ.

  • Ilaçet: Mund të mbani vetëm ilaçet e nevojshme për kohëzgjatjen e udhëtimit. Për medikamente specifike (psikotropike ose qetësues të fortë), kërkohet patjetër receta e mjekut në anglisht.

🐾 Kafshët shtëpiake

Nëse udhëtoni me qenin ose macen tuaj, kafsha duhet të ketë:

  1. Mikroçip identifikues.

  2. Vaksinim të vlefshëm kundër tërbimit.

  3. Certifikatë shëndetësore ose pasaportë të lëshuar nga veterineri zyrtar.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT