Trump zgjat armëpushimin me Iranin pas ndërmjetësimit nga Pakistani

UASHINGTON – Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar përmes një postimi në platformën “Truth Social” se ka vendosur të zgjasë armëpushimin me Iranin, duke pezulluar përkohësisht planet për një sulm ushtarak.

 

Sipas deklaratës së Trump, ky vendim vjen pas kërkesës së drejtpërdrejtë nga krerët e Pakistanit, Feldmarshallit Asim Munir dhe Kryeministrit Shehbaz Sharif, të cilët kanë kërkuar kohë shtesë që Teherani të prezantojë një propozim të unifikuar.

“Bazuar në faktin se Qeveria e Iranit është përçarë seriozisht dhe me kërkesë të Feldmarshal Asim Munir dhe Kryeministrit Shehbaz Sharif të Pakistanit, na është kërkuar të shtyjmë sulmin tonë ndaj Shtetit të Iranit”, ka shkruar Trump.

Presidenti shtoi se ka udhëzuar ushtrinë amerikane të vazhdojë bllokadën dhe të mbetet në gjendje të lartë gatishmërie. Armëpushimi, sipas tij, do të mbetet në fuqi derisa të përfundojnë diskutimet mbi propozimin e palës iraniane, “në një mënyrë ose në një tjetër”.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT