Tifozët e Trabzonsporit gati të mbledhin 8 milionë euro për Ernest Muçin

Ernest Muçi po kalon një moment të shkëlqyer te Trabzonspor, duke shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit dhe duke fituar zemrat e tifozëve turq.

 

Presidenti i shoqatës së tifozëve, Hasan Bahadir, bëri një thirrje të veçantë për klubin: të blejë kartonin e Muçit nga Beşiktaş, me mundësinë që shuma prej rreth 8.5 milionë eurosh të sigurohet nga vetë tifozët.

“Përkatësia nuk lidhet gjithmonë me një firmë në kontratë, por me sjelljen në fushë. Ai festoi golat sepse ndjeu se kjo tribunë i përket atij”, tha Bahadir.

Ai propozon që transferimi i Muçit të bëhet një nismë unike e tifozëve: “Le ta bëjmë një ‘transferim tifozësh’. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi, paratë të vijnë nga ne, sepse nga kjo përfiton i gjithë komuniteti”.

Ky propozim tregon ndikimin e menjëhershëm që Muçi ka te Trabzonspor dhe lidhjen e fortë me tribunat në kohë shumë të shkurtër.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT