Struktura e punësimit në Shqipëri: 57% e forcës punëtore e angazhuar në “punë krahu”

Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia shqiptare vijon të ketë një varësi të lartë nga sektorët tradicionalë, ku forca fizike mbetet komponenti kryesor i punës. Sipas raportit, rreth 57.1% e të punësuarve në vend janë të angazhuar në sektorë që klasifikohen si “punë krahu”.

 

Shpërndarja e punësimit sipas sektorëve fizikë:

  • Bujqësia: Mbetet punëdhënësi kryesor me 36.7% të të punësuarve.

  • Prodhimi:10.1% të peshës totale të punësimit.

  • Ndërtimi: Përfaqëson 7.9% të forcës punëtore.

  • Industria nxjerrëse dhe Energjia: Përfshijnë rreth 2.4% të të punësuarve.

Në shifra konkrete, nga 1.17 milionë të punësuar gjithsej në Shqipëri, rreth 672 mijë persona punojnë në këta sektorë.


Sektori i shërbimeve dhe diversifikimi:

Pjesa tjetër e strukturës së punësimit, prej 42.8%, i takon sektorit të shërbimeve. Megjithatë, ekspertët vërejnë se edhe brenda sektorëve të “punës së krahut”, një pjesë e pozicioneve janë administrative apo menaxheriale, por në tërësi, ekonomia mbetet e orientuar drejt forcës fizike dhe industrive tradicionale.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT