Spiropali takon Hashim Thaçin në Hagë: Shprehim mbështetjen e Shqipërisë për një proces të drejtë

Ministrja shqiptare e Jashtme vizitoi ish-presidentin e Kosovës në paraburgimin e Gjykatës Speciale, duke theksuar mbështetjen për një proces të rregullt dhe drejtësi historike.

 

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në mjediset e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Spiropali tha se Thaçi është në gjendje të mirë dhe vijon të ndjekë zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo theksoi se i ka përcjellë mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar.

“Takova presidentin Thaçi dhe përmes tij dërgova përshëndetjet për të dhe bashkëluftëtarët Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi,” deklaroi ajo.

Ministrja theksoi mbështetjen e Tiranës zyrtare për një proces të drejtë dhe transparent:

“Shpresojmë që procesi të prodhojë drejtësi historike dhe jo padrejtësi. Lufta e Kosovës ishte për mbrojtjen e shtëpive dhe popullit, jo për agresion.”

Ajo shtoi se sakrificat e popullit të Kosovës dhe luftëtarëve të saj nuk duhet të njollosen, duke shprehur besimin se pas përfundimit të procesit do të triumfojë drejtësia.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT