Sllovenia po ndërmerr hapa radikalë për të ndaluar largimin e të rinjve dhe për të zgjidhur rënien demografike, duke u fokusuar në sigurimin e banesave të përballueshme, transmeton KohaNews.
Sipas të dhënave të fundit, në vitin 2025 numri i të rinjve (15-29 vjeç) në Slloveni ishte 323,430, që është mbi 7% më pak krahasuar me vitin 1991. Ekspertët alarmonjë se Sllovenia po përballet me një problem sistemik, pasi numri i të rinjve është pothuajse 30% më i ulët në krahasim me periudhën para pavarësisë.
Problemi kyç nuk është papunësia, por jeta e pavarur
Edhe pse papunësia është e ulët (6-9%), pengesa kryesore për të rinjtë sllovenë është pamundësia për të ndërtuar një jetë të pavarur dhe familje. Si përgjigje ndaj kësaj, shteti ka nisur projekte masive për ndërtimin e banesave që do t’u jepen të rinjve me qira me çmime jashtëzakonisht të favorshme, transmeton KohaNews.
Maribori si shembull i modelit të ri
Në qytetin e Mariborit janë planifikuar tashmë investime serioze në fondin publik të banesave:
-
Novo Pobrežje: Këtë vit fillon ndërtimi i një lagjeje me 439 banesa për qira.
-
Rruga Dvorakova: Është planifikuar një ndërtesë me 45 banesa të dedikuara ekskluzivisht për çiftet e reja, me hyrje të parashikuar në vitin 2028.
-
Rruga Vrbanska: Edhe 14 njësi banimi shtesë të gatshme për familjet e reja.
Modeli slloven dhe paralela me rajonin
Sllovenia planifikon gjithsej mbi 600 banesa të reja vetëm përmes fondeve shtetërore në periudhën e ardhshme. Ky model i qirave të lira dhe kredive të favorshme synon të lehtësojë rrugën drejt një shtëpie të vetme.
Mesazhi i analistëve sllovenë është i qartë: pa kushte të përshtatshme banimi dhe mbështetje për familjet përmes kopshteve dhe shkollave të reja, migrimi i kuadrove të arsimuar nën moshën 30 vjeç vështirë se do të ndalet, transmeton KohaNews.
/ KOHANEWS


