Shpëtim për çmimet? Tetë vendet e OPEC+ njoftojnë rritje të ofertës së naftës

VJENË / TEHERAN – Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj kanë njoftuar një rritje të prodhimit prej mbi 200,000 fuçi në ditë duke filluar nga muaji prill. Ky vendim vjen si një përpjekje për të stabilizuar tregun, pavarësisht tensioneve të larta ushtarake në rajonin e Gjirit.

 

Rritja e prodhimit nga prilli

Tetë vende kyçe, përfshirë Arabinë Saudite, Rusinë, Irakun, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin, Kazakistanin, Algjerinë dhe Omanin, do të shtojnë saktësisht 206,000 fuçi në ditë në tregun botëror. Sipas njoftimit zyrtar, ky hap ndërmerret për shkak të:

  • Perspketivave të qëndrueshme të ekonomisë botërore.

  • Raportit aktual “të shëndetshëm” mes kërkesës dhe ofertës.

  • Nivelit të ulët të rezervave globale të naftës.

Kërcënimi i Ngushticës së Hormuzit

Pavarësisht rritjes së prodhimit, frika kryesore e tregjeve mbetet bllokimi i mundshëm i Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalojnë rreth 20 milionë fuçi naftë në ditë (ose 1/5 e furnizimit botëror).

  • Qëndrimi i Iranit: Teherani zyrtar deklaroi se për momentin nuk ka plane për mbylljen e ngushticës, megjithëse situata mbetet e paqëndrueshme.

  • Bllokimi i transportit: Qindra anije tankere janë ankoruar në Gjirin Persik, ndërsa kompanitë e sigurimeve kanë njoftuar se nuk do të mbulojnë më rreziqet e luftës në këtë rajon.

  • Prodhimi iranian: Irani prodhon rreth 3.3 milionë fuçi në ditë, me Kinën si blerësin kryesor të saj.

Në njoftimin e tij, OPEC nuk i ka përmendur sulmet e fundit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, as përgjigjen iraniane ndaj bazave amerikane në rajon.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT