SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”-TETOVË, SHPALL KONKURS PËR NDARJEN E ÇMIMIT “SELIM RAMADANI”

Çmimi “Selim Ramadani“, jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”-Tetovë. Çmimi u ndahet personaliteteve, institucioneve nga vendi dhe rajoni, në çdo përvjetor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

 

Çmimi “Selim Ramadani“, ndahet për kontribut të theksuar në lëmin e artit, të letërsisë dhe të kulturës sonë. 

Të drejtë konkurrimi kanë:

  • Veprimtarët e artit dhe të kulturës;
  • Institucionet e arsimit të lartë;
  • Institucionet shkencore;
  • Shoqatat shkencore dhe profesionale;
  • Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiuesit individualë.

 

Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:

  • Të dhëna personale për autorin, institucionin;
  • Të dhëna bibliografike; dhe
  • Arsyetimin e propozimit për marrjen e çmimit.

 

Propozimet  duhet të dërgohen deri më 1. 6. 2026, në adresën:  Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita” – Tetovë, Këshilli për ndarjen e Çmimit “Selim Ramadani”, Rr. ,,Ivo Llolla Ribar”, Nr. 211/10, 1200 Tetovë,  ose në adresën elektronike: tradita2012@gmail.com.

 

Propozimet e pakompletuara si dhe ato që nuk do të dërgohen brenda afatit të sipërthënë, nuk do të merren parasysh.  

TË NDRYSHME

TË FUNDIT