Shkup: Shëndetësia përmbyset – Pension deri në 70 vjeç, gjoba marramendëse për spitalet

Qeveria ka prezantuar ndryshime të thella në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore, duke sjellë reformën më të madhe të viteve të fundit. Paketa e re ligjore, e publikuar në ENER, përfshin rregulla të reja për punësimet, specializimet, pensionimin e mjekëve dhe masa ndëshkuese të ashpra për institucionet shëndetësore.

 

Ndryshimet parashikojnë që mjekët specialistë të mund të vazhdojnë punën deri në moshën 70-vjeçare, duke marrë njëkohësisht pensionin dhe pagesën për angazhimin. Në të njëjtën kohë, gjobat për shkeljet institucionale arrijnë deri në 10 mijë euro, sidomos për rastet kur nuk lëshohet llogari fiskale apo kur shërbimet kryhen pa licencë pune.

Paketa e re synon të vendosë standarde më të larta në cilësinë e shërbimeve shëndetësore, duke forcuar kontrollin mbi institucionet dhe duke garantuar mbrojtjen e pacientëve./KOHANEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT