DIBËR – Përmes një reagimi plot ironi drejtuar skeptikëve dhe zërave opozitarë, anëtari i kryesisë së degës së Partisë Alternativa në Dibër, Shiqiri Korumi, ka publikuar faktet e sistematizimit të ri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku shihet qartë se pozicionet kyçe drejtuese në këtë qytet mbeten të paprekura.
Në stilin e tij thumbues, Korumi ka listuar postet kryesore të policisë në Dibër, të cilat vazhdojnë të udhëhiqen nga shqiptarët, duke u dhënë një përgjigje të prerë pretendimeve për “humbje të terrenit” në administratë.
Faktet që “shqetësojnë” kritikët:
Sipas Korumit, në Dibrën e VLEN-it, hierarkia policore flet vetëm shqip:
-
Kryeshefi – Shqiptar
-
Shef i policisë kriminale – Shqiptar
-
Komandant i policisë së rendit – Shqiptar
-
Komandant i policisë për sigurinë rrugore – Shqiptar
-
Pika kufitare Xhepisht – Shqiptar
“Vepra shumë e fjalë pak”
Duke përdorur një gjuhë ironike ndaj atyre që presin dështimin e koalicionit, Korumi ka theksuar se rezultatet në terren janë argumenti më i fortë i Partisë Alternativa dhe VLEN-it.
“Dibrës nuk i preket asgjë,” shprehet ai, duke lënë të kuptohet se koha e manipulimeve me fjalë ka mbaruar dhe se epoka e re bazohet te veprat konkrete dhe mbrojtja e dinjitetit institucional të shqiptarëve në Dibër.
Ky reagim i Korumit ka shkaktuar interes të madh, duke u parë si një mbrojtje e hapur e pozicioneve politike të koalicionit qeverisës në prag të reformave të reja në administratë.


