Sali për diasporën: Drejtori i Entit të Statistikave nuk duhet të jetë kreatorë i politikave

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali në intervistën për Alsat-M lidhur me atë nëse diaspora do të përjashtohet nga regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, tha se drejtori i Entit të Statistikave nuk duhet të jetë kreatorë i politikave.

 

 

“Kjo çështje duhet të realizohet në vitin 2031 dhe nga tani kemi pesë vite kur duhet të realizohet regjistrimi dhe deri atëherë na pret shumë punë, Regjistrimi, Kodi zgjedhor dhe ne brenda VLEN-it i trajtojmë dhe duhet t’i përcjellim te partneri i koalicionit dhe faktorët politik në vend. Në këtë periudhë 5 vjeçare jam i bindur do të kemi një konsensus më të gjerë”, ka thënë ai.

 

Ai tha se janë duke insistuar që në Kodin zgjedhor të përfshinë edhe votimin e diasporës.

 

“Dhe nëse duam t’i fusim në këtë proces do të duhet kemi në Regjistrim edhe shqiptarët pas janë kontribuuesit më të mëdhenj në zhvillimin e këtij vendi.”, ka thënë Sali.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT