Përplasje e dy automjeteve në aksin Gostivar–Tetovë, bilanc tetë të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:05, në autostradën Gostivar–Tetovë, pas nyjës “Kamenjan”.

 

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në aksident janë përfshirë dy automjete pasagjerësh: një “Mercedes” me targa austriake dhe një “BMW” me targa të Tetovës.

Si pasojë e përplasjes, tetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar me autoambulanca në Qendrën Klinike të Tetovës për trajtim mjekësor. Gjendja shëndetësore e të lënduarve ende nuk është bërë e ditur.

MPB njofton se për shkak të kryerjes së kqyrjes inspektuese në vendngjarje, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor zhvillohet vetëm në një korsi.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT