PDSH-ja e Menduh Thaçit njoftoi se vazhdon me strukturimin e partisë dhe riorganizimin e saj me degët dhe organet tjera partiake. Fatmire Isaku nga PDSH-ja tha se në saje të këtij riorganizimi, të shtunën do të mbahet Kuvendi zgjedhor për degën e Tetovës ndërsa më pas do të mbahen edhe Kuvendet e degëve të tjera partiake. Riorganizimi i PDSH-së vjen pas daljes së këtij subjekti politik nga koalicioni me BDI-në në kuadër të Frontit Europian.
“Gjatë periudhës së fundit, dega ka zhvilluar një proces të rëndësishëm konsolidimi të brendshëm i cili ka përfshirë hapjen e degës ndaj prurjeve të reja, verifikimin e anëtarësisë aktuale dhe rritjen e transparencës së brendshme, me çka ka krijuar bazën e nevojshme për zhvillimin e një kuvendi të rregullt përfaqësues dhe plotësisht në pajtim me statutin e PDSH-së. Procesi i organizimit të strukturave të partisë nuk kufizohet vetëm me degën e Tetovës, por do vazhdoj si një proces i planifikuar edhe në degët tjera të PDSH ,me qëllim forcimin e funksionimit të tyre dhe rritjen e kapacitetit organizativ”, deklaroi Fatmire Isaku. PDSH./Alsat.mk


