STRUGË – Komuna e Strugës ka njoftuar pastrimin e një deponie të egër që ndodhej vetëm 30 metra larg rezervuarëve të ujit në Shum. Sipas një raporti të ekspertëve, ky grumbull mbeturinash ndërtimore dhe komunale, i krijuar ndër vite, paraqiste rrezik për ndotje bakteriologjike dhe kimike të ujërave nëntokësore.
Pas vlerësimit të gjendjes faktike, me urdhër të Kryetarit të Komunës, Mendi Qyra, u ndërmor një ndërhyrje urgjente për largimin e mbetjeve. Ky aksion u mundësua përmes angazhimit vullnetar të kompanisë “ARDI AG Zagraçan”, e cila realizoi pastrimin e të gjithë hapësirës.
Komuna e Strugës ka theksuar se mbrojtja e burimeve të ujit dhe shëndetit publik mbetet prioritet, duke paralajmëruar masa konkrete për të parandaluar krijimin e deponive të tilla në të ardhmen dhe për të siguruar menaxhimin e rregullt të mbeturinave në zonat e mbrojtura.
/ KOHANEWS


