Nga mesnata shtrenjtohen benzinat – Këto janë çmimet e reja të karburanteve

SHKUP – Nga mesnata, çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të rriten për një denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i njëjtë.

 

Sipas vendimit të sotëm të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), çmimet e reja maksimale do të jenë:

  • EUROSUPER BS-95: 73,00 denarë/litër

  • EUROSUPER BS-98: 75,00 denarë/litër

  • EURODIZEL (D-E V): 68,00 denarë/litër (pa ndryshim)

  • Vaj Ekstra i Lehtë (EL-1): 67,00 denarë/litër (pa ndryshim)

  • Mazuti M-1 NS: 33,883 denarë/kg (rritje prej 0,233 den/kg)

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 00:01 e datës 17 shkurt 2026. KRRE-ja rikujton se tregtarët mund t’i formojnë çmimet e tyre edhe më ulët se çmimet maksimale të përcaktuara, por jo më lart se to.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT