ZHELINË, 27 Prill 2026 – Komuna e Zhelinës njofton opinionin dhe banorët se ditën e nesërme, më 28 prill (e martë), do të bëhet përurimi i rrugës së re në fshatin Merovë.
Ngjarja do të nisë në ora 11:30, ku pritet që shiritin e përurimit ta presin Kryetari i Komunës, Blerim Sejdiu, dhe Kaltrina Zekolli.
Agjenda e aktivitetit:
-
Data: 28 Prill 2026
-
Ora: 11:30
-
Vendi: Merovë
Ky projekt infrastrukturor, i realizuar nga Komuna e Zhelinës, synon lehtësimin e qarkullimit për banorët e zonës dhe modernizimin e rrugëve rurale. Zyra për informim pranë komunës fton të gjithë qytetarët e interesuar dhe mediat që të marrin pjesë në këtë ceremoni.


