Ndryshime në arsimin e Zhelinës: Shkolla fillore “Luigj Gurakuqi” me drejtor të ri

Zhelinë, 11 Mars 2026 – Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka njoftuar sot emërimin e udhëheqësit të ri të Shkollës Fillore Periferike “Luigj Gurakuqi”.

 

Detyrën e drejtorit të këtij institucioni arsimor do ta ushtrojë Gadaf Elmazi. Gjatë prezantimit, kryetari Sejdiu shprehu besimin se përvoja dhe përkushtimi i drejtorit të ri do të jenë faktorë kyç në ngritjen e cilësisë së procesit mësimor dhe mbarëvajtjen e përgjithshme të shkollës.

“I urojmë suksese z. Elmazi në këtë përgjegjësi të rëndësishme, me bindjen se puna e tij do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve dhe arritjeve të nxënësve tanë,” u shpreh Sejdiu në njoftimin e tij.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT