19 Mars 2026 | Lajme nga Showbiz & Familja
Me pikëllim të thellë, këngëtarja e njohur shqiptare Big Mama ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të nënës së saj të dashur, Emine Kasami.
Lajmi është bërë publik përmes një postimi në Instagram, ku artistja ka njoftuar se varrimi do të bëhet ditën e premte, më 20 mars 2026, pas namazit të xhumasë, te varrezat e vjetra.
🕯️ Mesazhi i Big Mama-s
“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ndërroi jetë nëna jonë e dashur, Emine Kasami. Falja e namazit do të bëhet te varrezat e reja, ndërsa varrimi te varrezat e vjetra. Allahu e mëshiroftë me mëshirën e tij të gjerë dhe e bëftë prej banorëve të xhenetit.”


