Moment Historik në Davos: Nënshkruhet “Bordi i Paqes” për Gazën, Trump dhe Osmani shtrëngojnë duart

DAVOS, ZVICË – Sot, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, është shënuar një kthesë historike për diplomacinë ndërkombëtare. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë nënshkruar dokumentin e themelimit të “Bordit të Paqes”, një nismë ambicioze e Uashingtonit për rindërtimin e Gazës.

 

Një bisedë “kokë më kokë” dhe rëndësia e Bordit

Përpara nënshkrimit zyrtar, Trump dhe Osmani janë parë duke zhvilluar një bisedë intensive “kokë më kokë”, duke konfirmuar raportet e ngushta mes dy shteteve. Pas nënshkrimit, Presidenti Trump i ka shtrënguar duart Presidentes Osmani, në një gjest që simbolizon vlerësimin për gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në paqen globale.

Ky Bord është pjesë e planit strategjik të Trumpit për rindërtimin e Gazës, ku Kosova është ftuar të jetë pjesë aktive e procesit të vendimmarrjes dhe implementimit, krahas fuqive të tjera ndërkombëtare.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut dëshmitar i procesit

Ky moment historik është ndjekur nga afër edhe nga delegacioni i Maqedonisë së Veriut që ndodhet në Davos. Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar në Samit, ka theksuar më herët rëndësinë e dialogut dhe integrimit si çelës për stabilitetin.

Prania e liderëve të Ballkanit në të njëjtin forum ku merren vendime për Lindjen e Mesme, tregon për një rritje të rolit të rajonit tonë në arkitekturën e re të sigurisë globale

TË NDRYSHME

TË FUNDIT