Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën për TVM1 ka dhënë shpjegime se pse Kongresi i partisë është caktuar më 9 maj, Ditën e Evropës. Sipas tij simbolika e kësaj është se eurointegroimet janë prioritet kryesor i tyre.
“E para, qytetarët në Maqedoninë e Veriut pa dallim përkatësisë nuk kanë alternativë tjetër pos BE-së. Ajo është edhe në top prioritetet e VLEN dhe nuk tërhiqemi nga ajo. Ofrohemi si partner ta shfrytëzojmë atë proces dhe të hapërojmë bashkë me Shqipërinë dhe Malin e Zi në BE”, ka thënë Mexhiti.
Ai ka thënë se shumica është stabile dhe këtu nuk ka dilema.
“Shumica është stabile, bile edhe më shumë se sa është e nevojshme”, ka nënvizuar mes tjerash Mexhiti.


