Mesfushori kosovar, Drilon Osmani ka folur para mediave për ndeshjen e të dielës Shkëndija-Arsimi.

• Islami: Luftuam mirë në ndeshjen e fundit, por ishim të pafat duke pësuar në fund

 

• Islami: Kundër Arsimit do të bëjmë maksimumin për të marrë tre pikët

• Islami: Mbështetja e publikut vendimtare, sidomos kur nuk shkojnë gjërat si duhet

Përballja e xhiros së 23-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Verit ndërmjet Shkëndijës dhe Arsimit, luhet të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:30.

…ambienti…

Drilon Islami: “Skuadra duket mirë, pavarësisht se në ndeshjen e fundit nuk morëm rezultatin që kemi dashur. Bëmë ndeshje të mirë, të luftuar me një lojtar më pak dhe ai gol në fund na ka dëshpëruar. Por futbolli i ka këto gjëra, ashtu si shënuam në fund me Sileksin, kësaj here ne e pësuam në fund. Tani kishim kohë të mjaftueshme të përgatisim ndeshjen e nesërme kundër Arsimit dhe do të bëjmë maksimumin për me marrë tre pikët.”

…Arsimi…

Drilon Islami: “Për ne çdo ndeshje është si një finale. Tani kanë mbetur edhe 11 ndeshje, për ne të gjitha janë si finale dhe do të mundohemi të marrim gjitha pikët e mundshme për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion”.

…publiku…

Drilon Islami: “Shumë e rëndësishme mbështetja e publikut, sidomos kur nuk shkojnë gjërat si duhet, ndihma e tifozëve luan rol shumë. Sidomos në ndeshjet si vendas që i kemi. I kisha ftuar të gjithë tifozët për me ardhë sa më shumë në numër, pasi që janë ndeshjet e fundit dhe normal se e ndjejmë ndihmën e publikut. I ftoj të gjithë me ardhë në çdo ndeshje me na përkrah, sidomos lojat si vendas që i kemi. Neve na duhen tifozët dhe do të mundohemi t’i shpërblejmë në fund të sezonit me titullin kampion.”

TË NDRYSHME

TË FUNDIT