Meraku i Blendi Fevziut për t”i paraqitur kosovarët si primitivë

Nexhmedin Spahiu

 

 

Në ish Jugosllavi sado që ne shqiptarët ishim më të pazhvilluarit në çdo drejtim të jetës shoqërore nuk ndiheshim inferiorë karshi etnive të tjera në e madje as karshi të huajve jasht Jugosllavisë. Ndoshta këtë e shkaktonte trendi se në Ish Jugosllavi askush nuk ndihej inferior ndaj askujt e as ndaj të huajve. Kur shkova në Shqipëri më 1991 vërejtja inferioritetin e shqiptarëve ndaj të huajve.

 

I vetmi rast ku shqiptarët e Shqipërisë ndjeheshin superiorë ishin shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, të cilët ata I quanin me një emër: kosovarë. Kur u integrova mirë në shoqërinë shqiptare fillova t’i kuptojë të gjitha qësendisjet që një pjesë e shqiptarëve të Shqipërisë bënin në kurriz të kosovarëve (pjesa tjetër i shikonin kosovarët si njerëz të mjerë njëlloj si vetën e tyre). Sa më inferiorë që persona të caktuar ishin ndaj të huajve aq më shumë e krekosnin “superioritetin” e tyre ndaj kosovarëve. Zakonisht gjenin disa kosovarë që i prezantonin si prototipa intelektualësh për t’u tallur me ta para shokëve të tyre. Në këtë drejtim prinin Blendi Fevziu e Edi Rama. Blendi Fevziu e vazhdon këtë edhe në ditët e sotme. Me prezantimin e Berat Buzhalës si intelektual kosovar e arriti kulmin. Ai mbrëmë në emisionin e Blendit e shpërfaqi tërë “intelektualitetin” e tij. Me sharje e grushta, kuptohet.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT