Mali i Zi pritet të rikthejë udhëtimin pa viza me Turqinë brenda 10-15 ditësh

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç, njoftoi se pezullimi i udhëtimit pa viza me Turqinë do të anulohet së shpejti, brenda 10-15 ditësh. Deklarata erdhi pas një konference për media me homologun gjerman Johann Wadephul në Podgoricë.

 

Pezullimi i përkohshëm ishte shkaktuar nga një incident më 25 tetor, ku fillimisht dyshohej për përfshirje të shtetasve turq. Hetimet e mëtejshme treguan se të ndaluarit nuk kishin lidhje me sulmin, duke bërë që autoritetet të nisin procedurat për rikthimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët turq.

Ibrahimoviç gjithashtu theksoi se pas pezullimit pati një fluks të madh qytetarësh në përfaqësitë diplomatike turke në Mal të Zi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT