Lajmi i fundit: Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive, Sami Ademi

TETOVË – Gazetaria dhe sporti në vendin tonë kanë humbur sot një prej figurave më të dashura dhe më emblematike. Është ndarë nga jeta komentatori i mirënjohur sportiv, Sami Ademi, i konsideruar si një ikonë e profesionit dhe një zë që ka shoqëruar breza të tërë sportdashësish.

 

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili përmes një mesazhi ngushëllues e ka cilësuar Ademin si një njeri shembullor dhe një zë të pazëvendësueshëm për opinionin publik.

“Paska ikur në amshim ikona e gazetarisë sportive në vendin tonë, komentatori Sami Ademi. Një njeri shembullor, i dashur për të gjithë dhe një zë i njohur për të gjithë ne. U prehsh në paqe, Sami!” – shkruan Kasami.

Sami Ademi do të kujtohet për profesionalizmin, pasionin e pashoq pas mikrofonit dhe kontributin e madh në lartësimin e vlerave sportive përmes raportimit dhe komentimit korrekt. Humbja e tij lë një boshllëk të madh në botën e medias dhe te të gjithë ata që e njohën dhe e dëgjuan ndër vite.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT