Krisja e madhe/ Laporta pranon: Mesi refuzoi të më përshëndeste në ceremoninë e “Topit të Artë”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thyer heshtjen lidhur me raportet e tensionuara me Lionel Mesin. Në një intervistë për “Radio Katalunjën”, Laporta ka pranuar se marrëdhënia e tyre është dëmtuar rëndë që nga largimi i argjentinasit nga “Camp Nou”, siç transmeton Kohanews.

 

Incidenti në Paris: Laporta zbuloi se gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” në vitin 2023, pati një moment të pakëndshëm kur ai tentoi t’i afrohej yllit argjentinas. “Unë shkova ta përshëndesja, por ai ndjeu se nuk duhet ta përshëndesnim njëri-tjetrin,” deklaroi presidenti i Barçës, duke konfirmuar ftohtësinë e hapur të Mesit ndaj tij.

Nderimet pavarësisht inateve: Pavarësisht kësaj krisjeje personale, Laporta theksoi se statusi i Mesit si legjendë e klubit mbetet i paprekshëm:

  • Statujë në stadium: Laporta premtoi se Mesi do të ketë statujën e tij në stadiumin e ri “Spotify Camp Nou”, krahas ikonave si Johan Cruyff dhe Laszlo Kubala.

  • Tributi i madh: Klubi po planifikon një ceremoni madhështore lamtumire kur punimet në stadium të përfundojnë plotësisht dhe kapaciteti të arrijë në 100,000 ulëse.

“Marrëdhënia është dëmtuar, por ai meriton një tribut. Shpresoj që në të ardhmen do të arrijmë të rilidhemi,” përfundoi Laporta, duke lënë derën hapur për një pajtim të mundshëm me “Pleshtin”.

Largimi i Mesit në vitin 2021 mbetet “plaga” më e madhe e tifozerisë katalunase, e cila ende fajëson drejtuesit për mënyrën se si iku idhulli i tyre.

/ KOHANEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT