Kreu i “Shell” paralajmëron: Evropa mund të mbetet pa karburant brenda pak ditësh

Drejtori ekzekutiv i kompanisë gjigante “Shell”, Wael Sawan, ka lëshuar një paralajmërim urgjent se Evropa mund të përballet me mungesë të karburanteve që muajin e ardhshëm, nëse kriza në Lindjen e Mesme thellohet. Sipas tij, bllokimi i Ngushticës së Hormuzit nga Irani ka izoluar një të pestën e rezervave botërore të naftës dhe gazit natyror, duke shkaktuar panik në tregje.

 

Si pasojë e kësaj situate, çmimet e naftës janë rritur me 40%, ndërsa ato të gazit me 60% brenda katër javëve të fundit. Sawan theksoi se qeveritë evropiane mund të detyrohen të ndërmarrin masa drastike për kufizimin e konsumit të energjisë, të ngjashme me ato të krizës së vitit 2022.

Ndërkohë, në Azi tashmë kanë filluar kufizimet, duke aplikuar javën me katër ditë pune dhe reduktimin e përdorimit të kondicionerëve. Në nivel diplomatik dhe ushtarak, Britania e Madhe po udhëheq përpjekjet për hapjen e rrugëve tregtare, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e një ndërhyrjeje në brigjet iraniane, pavarësisht deklaratave për kërkimin e një zgjidhjeje paqësore përmes zëvendëspresidentit JD Vance.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë u ka bërë thirrje shteteve të reduktojnë konsumin përmes punës nga shtëpia dhe përdorimit të transportit publik, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se skenari më i keq i mungesës totale të karburantit mund të realizohet nëse lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit zgjat deri në verë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT