Kosova po i mban zgjedhjet e jashtëzakonshme

 

 

(në një gjendje të rënduar politike, juridike, institucionale dhe ekonomike)

 

Isuf B.Bajrami

 

Kosova po përballet me një nga periudhat më të vështira që nga shpallja e pavarësisë. Kriza politike e zgjatur, mungesa e dialogut konstruktiv në mesveti dhe përplasjet e vazhdueshme ndërmjet aktorëve politikë kanë paralizuar funksionimin normal të institucioneve dhe kanë cenuar besimin e qytetarëve.

Në aspektin politik, mungesa e stabilitetit dhe e konsensusit po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat, ndonëse janë mekanizëm demokratik, në këtë kontekst po shihen më shumë si pasojë e dështimit institucional sesa si zgjidhje. Përplasjet partiake janë kthyer në pengesë për vendimmarrje strategjike dhe për adresimin e nevojave reale të qytetarëve.

Situata juridike dhe institucionale mbetet po ashtu shqetësuese. Sistemi i drejtësisë perceptohet si i ngadalshëm, shpesh i politizuar dhe i paaftë për të garantuar barazi para ligjit. Kjo gjendje jo vetëm që dobëson sundimin e ligjit, por krijon pasiguri juridike dhe ndikon negativisht në investime dhe zhvillim afatgjatë.

Në planin ekonomik, pasojat e krizës politike janë të prekshme. Rritja e çmimeve, papunësia, mungesa e investimeve dhe emigrimi i vazhdueshëm i të rinjve janë tregues të qartë të një ekonomie të brishtë. Qytetarët po e paguajnë koston e krizës përmes uljes së standardit të jetesës dhe mungesës së perspektivës.

Në këtë realitet, Kosova ka nevojë urgjente për institucione të qëndrueshme, funksionale dhe të përgjegjshme, që vendosin interesin publik mbi kalkulimet partiake. Vetëm përmes dialogut konstruktiv politik, forcimit të shtetit ligjor dhe fokusit në zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale, vendi mund të dalë nga kjo krizë e shumëfishtë.

Stabiliteti nuk është luks politik – është domosdoshmëri për të ardhmen e Kosovës.

 

Kusht për ndërtimin e një shteti demokratik, funksional dhe të besueshëm në Kosovë , Distancimi juridik dhe institucional nga trashëgimia titiste

Ndërtimi i një shteti demokratik nuk është vetëm akt kushtetues, por proces i vazhdueshëm juridik, institucional dhe etik. Në rastin e Kosovës, ky proces mbetet i papërfunduar për shkak të mungesës së një distancimi të qartë ligjor dhe institucional nga trashëgimia e sistemit komunist titist, i cili ishte autoritar, partiak dhe thelbësisht kundër parimeve të demokracisë liberale¹. Linz & Stepan, Problems of Democratic Transition and Consolidation.

Teza qendrore e kësaj qështje është se demokracia funksionale kërkon jo vetëm zgjedhje të lira, por edhe institucione të çliruara nga e kaluara represive dhe nga korrupsioni strukturor.

Sistemi titist ishte i ndërtuar mbi: monopolin politik të partisë, mungesën e pluralizmit real, kontrollin e drejtësisë dhe administratës nga pushteti politik,represion institucional ndaj mendimit ndryshe². Ramet, The Three Yugoslavias.

Këto elemente janë thelbësisht të papajtueshme me standardet demokratike të:

  • Kushtetutës së Republikës së Kosovës³, Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
  • Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ)⁴, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
  • Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR)⁵. ICCPR, OKB.

Prania e individëve apo rrjeteve të formuara në këtë kulturë institucionale përbën rrezik për funksionimin real të shtetit të së drejtës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton qartë shtetin si: demokratik, të bazuar në sundimin e ligjit, të ndërtuar mbi barazinë para ligjit dhe përgjegjësinë publike⁶. Kushtetuta e Kosovës, nenet 3, 4, 7.  Nenet 3, 4 dhe 7 të Kushtetutës kërkojnë: ndarje reale pushtetesh, institucione të pavarura, qeverisje të mirë dhe llogaridhënie.

Nga këndvështrimi juridik, çdo ndikim i strukturave autoritare të së kaluarës bie ndesh me këto dispozita dhe cenon rendin kushtetues⁷. Dicey, Rule of Law.

Kosova duhet të ecë në përputhje me Standardet ndërkombëtare për distancim nga e kaluara autoritare,duke u bazuar nga drejtësia tranzicionale dhe lustracioni.

E drejta ndërkombëtare dhe praktika evropiane e njohin lustracionin dhe mekanizmat e drejtësisë tranzicionale si mjete legjitime për:mbrojtjen e demokracisë së re,rikthimin e besimit publik,parandalimin e kapjes së institucioneve⁸. Elster, Closing the Books.

Komisioni i Venecias ka theksuar se kufizimi i aksesit në funksione publike për persona të implikuar në sisteme represive ose korrupsion të rëndë është i pranueshëm, nëse:bazohet në ligj,është proporcional,respekton të drejtat procedurale⁹. Komisioni i Venecias, Opinionet mbi lustracionin.

Kosova duhet të orientohet në bazë të praktikave evropiane krahasuese,si shtetet;Gjermania (pas RDGJ), Çekia,Polonia,etj. Shtetet baltike,kanë zbatuar forma të ndryshme të pastrimit institucional,duke ndaluar përkohësisht ose përgjithmonë mbajtjen e funksioneve publike nga persona të lidhur me aparate represive komuniste¹⁰. Praktika krahasuese evropiane pas komunizmit.

Lufta kundër korrupsionit është si vazhdimësi e distancimit nga e kaluara. Korrupsioni sistemik në shoqëritë post-komuniste nuk është fenomen i rastësishëm,por vazhdimësi e kulturës së pandëshkueshmërisë së trashëguar nga sistemi autoritar¹¹. O’Donnell, Delegative Democracy.

Konventa e OKB-së kundër Korrupsionit (UNCAC) dhe standardet e Këshillit të Evropës kërkojnë: verifikim të integritetit, transparencë në emërime, përgjegjësi penale dhe politike reale¹². UNCAC, Këshilli i Evropës (GRECO).

Një shtet demokratik nuk mund të ndërtohet me persona të implikuar në korrupsion,pavarësisht përkatësisë politike apo historisë personale.

Kosova ka nevojë për qeverisje demokratike me integritet,nga perspektiva juridike dhe demokratike.

Ndërtimi i një shteti funksional kërkon:

  • qeveri të dalë nga zgjedhje të lira dhe demokratike,
  • institucione të pavarura nga ndikimet e së kaluarës,
  • përfaqësues publikë me integritet të verifikueshëm.

Kjo nuk përbën hakmarrje politike, por vetëmbrojtje të demokracisë¹³. Parimi i “democratic self-defence”.

Një distancim real nga trashëgimia titiste dhe nga korrupsioni kërkon:

  1. Ligj për verifikimin e figurës dhe integritetit në funksione publike
  2. Forcim të pavarësisë së drejtësisë
  3. Mekanizma kushtetues për përgjegjësi politike
  4. Transparencë të plotë institucionale
  5. Edukim të vazhdueshëm demokratik dhe juridik

Pa një distancim të qartë politik dhe ligjor, institucional dhe moral nga e kaluara titiste, dhe pa përjashtimin e korrupsionit nga jeta publike, demokracia në Kosovë mbetet formale.

Një shtet demokratik nuk ndërtohet vetëm me ligje të mira,por me institucione të pastra,njerëz me integritet dhe sundim real të ligjit.

 

Thirrje për qytetarët e Republikës së Kosovës:

Votoni për një të ardhme demokratike dhe të pastër

Kosova po ndodhet para një momenti historik e vendimtar. Zgjedhjet nuk janë thjesht një proces formal; ato janë mundësia jonë për të vendosur mes së kaluarës së errët dhe një të ardhmeje të ndritur.

Trashëgimia e sistemit titist ka lënë gjurmë të thella në institucionet tona. Ai sistem, i ndërtuar mbi monopolin e partisë, mungesën e pluralizmit real, kontrollin e drejtësisë dhe administratës nga pushteti politik, dhe represionin ndaj mendimit ndryshe, ka krijuar një kulturë ku ligji shërbente pushtetit, jo qytetarit. 14. Ramet, S. P., The Three Yugoslavias: State-Building and Legitimation, 1918–2005, Indiana University Press.Për dekada, kjo trashëgimi ka penguar zhvillimin real të demokracisë dhe ka mbajtur institucionet tona të dobëta dhe të ndikuara nga interesa të ngushta individuale dhe grupore.

Pas vitit 1999,ndërsa ndërtuam institucione të reja dhe miratuam një kushtetutë moderne,pjesa e trashëgimisë titiste mbeti e paprekur!Individë dhe rrjete të vjetra vazhduan të ndikojnë në politikë dhe administratë,duke zvarritur reformën dhe duke minuar sundimin e ligjit.15.Elster, J., Closing the Books: Transitional Justice in Historical Perspective, Cambridge University Press.Kjo vazhdon të jetë një pengesë kryesore për qeverisje të mirë,drejtësi të paanshme dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.16. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nenet 3, 4, 7.

Çfarë mund të bëjmë ne si qytetarë?

Zgjedhjet janë një mundësi, për të ndryshuar këtë realitet dhe për të ndërtuar një shtet ku demokracia nuk është thjesht një fjalë në letër,por një realitet i përditshëm.

Zgjidhni liderë të pastër nga e kaluara autoritare.

Institucionet nuk mund të funksionojnë me individë të implikuar në praktika autoritare të së kaluarës.Vetëm ata që nuk kanë lidhje me aparatet represive komuniste dhe nuk janë pjesë e rrjeteve klienteliste mund të krijojnë besim dhe drejtësi reale.17.Komisioni i Venecias, Opinion mbi lustracionin dhe integritetin e personave në poste publike.

Zgjidhni përfaqësues të pa korruptuar dhe të përgjegjshëm.

Korrupsioni strukturor është vazhdimësi e një mentaliteti të trashëguar,ku privilegjet dhe pushteti ishin mbi ligjin.Vetëm qeverisja me integritet mund të sigurojë transparencë,llogaridhënie dhe zhvillim ekonomik që i shërben qytetarëve.18.UNCAC, Këshilli i Evropës (GRECO) – standardet kundër korrupsionit.

Zgjidhni demokraci reale,me institucione të forta dhe të pavarura.

Është koha për një shtet ku Kuvendi,qeveria dhe drejtësia funksionojnë në shërbim të qytetarëve dhe ligjit,jo grupeve të interesit apo individëve me të kaluar të dyshimtë.Demokracia nuk mund të jetë fasadë;ajo duhet të jetë mekanizëm real i mbrojtjes së të drejtave dhe të mirëqenies së qytetarëve.19. Dicey, A. V., Introduction to the Study of the Law of the Constitution.

Zgjidhni për një shtet të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm.

Shteti ynë duhet të ndërtojë institucione që nuk janë të varura nga interesa të ngushta,që nuk lejojnë manipulim të ligjit dhe që garantojnë që çdo qytetar të ketë të njëjtat të drejta dhe mundësi.Vetëm në këtë mënyrë Kosova mund të zhvillohet ekonomikisht dhe socialisht,duke shmangur varësinë nga politika e papërgjegjshme dhe e korruptuar.20.North, D. C., Institutions, Institutional Change and Economic Performance, Cambridge University Press.

Vota e juaj është vendimtare,çdo votë ka rëndësi. Çdo votë është një mesazh: Kosova nuk do të jetë peng i së kaluarës autoritare dhe i korrupsionit.

Tani keni mundësinë të vendosni për një të ardhme,ku institucionet funksionojnë në shërbim të qytetarit dhe jo të interesave të ngushta.

Ky është momenti për të ndërtuar një shtet demokratik,të drejtë,funksional dhe të besueshëm.Për të ardhmen e fëmijëve tanë,për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Votoni për ndryshimin.

Votoni për shtetin e së drejtës.

Votoni për Kosovën demokratike!

 

Vendi i Lekës;27.12.2025

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT