HARAÇINË – Klubi Futbollistik Shkëndija e Haraçinës u ka bërë thirrje publike tifozëve dhe gjithë bashkëvendasve për një mobilizim masiv në mbështetje të skuadrës për ndeshjen që do të zhvillohet nesër në Gjevgjeli.
Në njoftimin e tyre, drejtuesit e klubit theksojnë se liria e qytetarëve është e garantuar me Kushtetutë dhe se sporti nuk mund të jetë ekskluzivitet i vetëm një grupi etnik. Përmes këtij reagimi, klubi fton sportdashësit që ta vërshojnë Gjevgjelinë në mënyrë të organizuar.
Për të gjithë ata që do të udhëtojnë me automjete private, pikëtakimi është caktuar te pompa e benzinës “Lukoil” në hyrje të Haraçinës, në ora 13:30.
Klubi kërkon mbështetje maksimale për t’i dhënë krahë skuadrës në këtë sfidë të rëndësishme, duke treguar unitetin dhe forcën e tifozerisë së Haraçinës.


