Hapet ekspozita me imazhe dhe dokumente të rralla të Aleksandër Moisiut nga arkivat e Vjenës

ë ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit u inaugurua sot ekspozita “Aleksandër Moisiu: Njeriu dhe Artisti”, e cila përfshin 45 fotografi dhe materiale dokumentare unike, të zbuluara për herë të parë.

 

Kjo ngjarje kulturore shënon 20-vjetorin e krijimit të universitetit dhe është fryt i një kërkimi shkencor shtatëvjeçar të studiuesit Pjetër Logoreci në arkivat austriake. Logoreci, i ardhur posaçërisht nga Viena për këtë rast, i dhuroi këto foto të çmuara universitetit.

Në ceremoninë e hapjes, rektori dr. Shkëlqim Fortuzi priti studiuesin dhe shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm. “Ky dhurim përbën një pasuri të madhe për krijimin e një fondi arkivor të veçantë kushtuar këtij gjeniu shqiptar me famë botërore, emri i të cilit krenohet nga institucioni ynë”, theksoi Fortuzi.

Ekspozita ofron një pasqyrë intime të jetës dhe karrierës së aktorit legjendar Aleksandër Moisiu, duke nxjerrë në dritë aspekte të panjohura të personalitetit të tij si njeri dhe artist.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT