Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e drejtorit të ri të ISRS-së – Institutit për Standardizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Gazmend Aliu është emëruar për një mandat katërvjeçar, transmeton KOHANEWS.
Me nder dhe kënaqësi përshëndetet marrja e detyrës nga drejtori i ri, ndërsa në kapitullin e ardhshëm të Institutit pritet bashkëpunim i mirë, vazhdimësi në forcimin e rolit të tij në shoqëri dhe arritje të reja në avancimin e misionit dhe vizionit.
Instituti shpreh mirënjohje të madhe për drejtorin e deritanishëm, dr. Xhevat Kicara, i cili ka punuar me përkushtim në promovimin dhe afirmimin e ISRS-së.
Me respekt dhe besim të madh, Instituti vazhdon përpara./KOHANEWS


