DAVOS, 23 Janar 2026 – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka dhënë një shpjegim të veçantë për metodën e tij të udhëheqjes, duke e cilësuar atë si një qeverisje “filozofike”.
Sipas Kurtit, politikat e tij janë ndërtuar mbi një “trekëndësh” filozofik që kombinon tre mendimtarët më të rëndësishëm të historisë:
-
Immanuel Kant: Drejtësia normative dhe morali si burim i veprimit.
-
John Stuart Mill: Utilitarizmi ose synimi për “lumturi maksimale për shumicën”.
-
Aristoteli: Etika e virtytit, duke kërkuar që zyrtarët shtetërorë të jenë udhëheqës të virtytshëm.
“Ky ‘trekëndësh’ Kant–Mill–Aristoteli u zbatua me sukses në politikëbërje dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke treguar që ishte i dobishëm,” ka deklaruar Kurti, duke shtuar se kjo qasje e ka lidhur politikën më fort me popullin.
Pjesa e fjalimit të tij është shpërndarë tashmë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, ku Kurti shpjegon se si këto parime u kthyen në rezultate praktike dhe morale gjatë qeverisjes së tij.


