SHKUP – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të presë nesër në një takim zyrtar përfaqësuesit e sindikatave të administratës publike. Takimi, i cili do të mbahet të dielën më 8 shkurt 2026, në orën 12:00, pritet të fokusohet në kërkesat e punonjësve të sektorit publik dhe dialogun social mes qeverisë dhe sindikatave.
Ky takim vjen në një periudhë ku diskursi për pagat dhe kushtet e punës në administratë ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik.
Konferencë për media pas takimit
Për të bërë të ditur detajet e bisedimeve dhe hapat e mëtutjeshëm, Kryeministri Mickoski ka paraparë një konferencë për shtyp menjëherë pas përfundimit të takimit. Konferenca do të mbahet në Qendrën për Media të Qeverisë.


