Një trend i ri shëndetësor që po bën bujë në mbarë planetin vjen nga pyjet e Skandinavisë, por përbërësi kryesor i tij është një bimë që e gjejmë në çdo cep të vendit tonë. Bëhet fjalë për hithrën, e cila tashmë po transformohet në atë që quhet “Nordic Latte” (Latte Nordike).
Çfarë është “Nordic Latte”?
Kjo pije me ngjyrë jeshile të mbyllët është bërë hit muajt e fundit. E lindur nga fryma e kulturës suedeze, e cila promovon jetesën e ngadaltë dhe minimaliste, kjo pije bazohet plotësisht te hithra.
Në zonat rurale të Suedisë, ashtu si në traditën tonë, hithra është pjesë e trashëgimisë kulinare, e përdorur në supa pranverore dhe çaje shtëpiake. “Nordic Latte” e riinterpreton këtë traditë duke e kthyer hithrën në një pluhur shumë të imët, i cili pastaj përzihet me qumësht të ngrohtë ose pije bimore, duke krijuar një shije kadifeje dhe autentike.
Pse duhet ta konsumoni? Përfitimet shëndetësore
Përtej estetikës, kjo pije fsheh një “thesar” mineralesh dhe vitaminash:
-
Pasuri mineralesh: Përmban hekur, kalcium dhe magnez, të cilët janë eliksir për një sistem imunitar të fortë.
-
Vitamina A dhe C: Ndihmojnë në shkëlqimin natyral të lëkurës dhe japin një ndjenjë freskie të brendshme.
-
Detoksifikim: Hithra njihet botërisht si një bimë detoksifikuese, veçanërisht për pastrimin e veshkave.
-
Anti-plakje: E pasur me flavonoidë (molekula që mbrojnë nga stresi oksidativ), kjo pije ndihmon në një lëkurë më të pastër dhe më rezistente ndaj plakjes së parakohshme.
Sipas revistës “Vogue France”, kjo pije është më shumë se një trend; ajo përfaqëson një filozofi jetese ku minimalizmi dhe mirëqenia bashkohen në harmoni të plotë me natyrën.


