Bilall Kasami thekson rëndësinë e Agjendës së Gjelbërt në Tetovë

Kryetari i Komunës së Tetovës: Strategji e koordinuar për një qytet më të gjelbër dhe me kapacitete të harmonizuara me BE-në.

 

Në Forumin Rajonal me aktorët lokalë për zbatimin e Agjendës së Gjelbërt në nivel lokal për Rajonin e Pollogut, që u zhvillua sot në Tetovë, kryetari i Komunës, Bilall Kasami, theksoi nevojën për krijimin e një strategjie të përgjithshme për Agjendën e Gjelbërt.

Ai nënvizoi se Komuna e Tetovës po punon me përkushtim dhe përgjegjësi për të zbatuar politikat që fokusohet tek ndryshimet klimatike, mbrojtja e ambientit, krijimi i hapësirave të gjelbra, përmirësimi i legjislacionit për t’u harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian, si dhe forcimi i kapaciteteve institucionale.

“Kjo është një proces që kërkon kohë, kapacitete njerëzore, investime dhe një plan konkret afatgjatë. Me një koordinim të përbashkët të ndërmarrjeve publike, sektorit civil dhe qytetarëve, Tetova do të jetë një ndër qytetet e para që do ta zbatojë praktikisht Agjendën e Gjelbër, pasi kemi kapacitetet njerëzore dhe kushtet klimatike të favorshme,” u shpreh Kasami.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT