📅 19 Mars 2026 🎤 Lifestyle | Kultura Shqiptare
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ishte së fundmi e ftuar në emisionin amerikan Delish Snacks, ku ndau me publikun jo vetëm ushqimet e saj të preferuara, por edhe disa nga traditat më të veçanta të mikpritjes shqiptare.
Edhe pse e lindur dhe rritur në New York, Bebe theksoi se është formuar në një frymë të fortë kulturore shqiptare. Ajo përshkroi me humor mënyrën tradicionale se si shqiptarët presin mysafirët: gjithçka nis me çokollata të vogla, vazhdon me lëngje frutash dhe pije të gazuara, e më pas vjen tabakaja me ushqime të kripura si çipsa dhe kikirikë.
🎯 Por momenti më i veçantë ishte kur Bebe zbuloi një “rregull të pashkruar” që habiti edhe moderatoren e emisionit:
“Kur vjen radha e frutave, është si një sinjal i heshtur që vizita po përfundon. Nëse e kupton, e kupton vet,” – tha ajo me buzëqeshje, duke shkaktuar të qeshura në studio.
🎶 Përveç rrëfimeve kulturore, artistja promovoi edhe albumin e saj të ri Dirty Blonde, që pritet të publikohet më 12 qershor.


