Ardon Jashari te Milani: Nga “Lojtari i Vitit” në Belgjikë, te zgjedhja e tretë

MILANO – Ardon Jashari, i shpallur së fundmi si lojtari më i mirë i vitit në kampionatin belg me Club Brugge, po përballet me një hierarki të fortë te Milani. Edhe pse mesfushori zviceran vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm, mediat italiane raportojnë se ai aktualisht konsiderohet vetëm si opsioni i tretë për mesfushën kuqezi.

 

Drejtuesit e Milanit e vlerësojnë lart profilin e tij teknik dhe fizik, por për momentin kanë përparësi të tjera në merkato. Ndërkohë që situata mbetet e hapur, për shërbimet e përfaqësuesit zviceran ka shfaqur interesim serioz edhe Juventusi, duke e bërë Jasharin një nga emrat më të nxehtë të afatit kalimtar të verës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT