TETOVË – Një operacion i koduar policor ka tronditur sonte qetësinë e banorëve të Tetovës, konkretisht në zonën e njohur si “Blloku 70”. Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e portalit TS, policia ka rënë në gjurmët e një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Në vendngjarje raportohet për një prezencë masive të forcave të rendit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Hetuesit janë duke kryer kontrolle të imtësishme në disa lokacione brenda kësaj lagjeje.
Edhe pse zyrtarisht Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ende nuk ka dalë me një komunatë, burime jozyrtare për TS konfirmojnë se aksioni është rezultat i një hetimi disa mujor. Deri më tani flitet për persona të shoqëruar në polici, ndërsa detajet mbi llojin e drogës dhe peshën e saj priten të bëhen publike gjatë orëve të hershme të mëngjesit.


