Duhan dhe Alkool: Gjobat nisin te paketa e tretë
Gabimi më i shpeshtë i udhëtarëve tanë është sasia e cigareve. Nëse hyni në Hungari përmes kufirit tokësor (nga Serbia), limitet janë:
-
Cigaret: Vetëm 40 copë (2 paketa) për person. Çdo sasi mbi këtë duhet të deklarohet ose do të konfiskohet. (Për udhëtimet me avion, limiti është 1 karton/200 cigare).
-
Pijet e forta: Maksimumi 1 litër pije alkoolike mbi 22% ose 2 litra pije nën 22%.
-
Vera dhe Birra: Deri në 4 litra verë dhe 16 litra birrë.
🥩 “Mishi dhe Djathi” rreptësisht të ndaluara
Për të parandaluar sëmundjet e kafshëve, Hungaria zbaton një politikë “zero tolerancë” për produktet shtazore që vijnë nga vendet jashtë BE-së:
-
Ndalohet: Suxhuku, mishi i tharë, djathi, gjiza, kosi apo çdo ushqim që përmban mish ose qumësht.
-
Lejohet: Fruta dhe perime deri në 5 kg për person, me kusht që të jenë për konsum personal dhe pa dherishte.
-
Ushqimi i foshnjave: Lejohet qumështi pluhur dhe ushqimi i fëmijëve vetëm nëse paketimi është origjinal dhe nuk kërkon frigorifer.
💶 Paratë Kesh (Cash) dhe Dhuratat
Shumë bashkëatdhetarë bartin shuma të mëdha parash gjatë udhëtimeve. Dokumenti specifikon:
-
Mbi 10,000 Euro: Çdo shumë parash kesh, çekë apo flori që barazon ose tejkalon 10,000 euro, duhet të deklarohet me shkrim në kufi.
-
Vlera e mallrave: Mund të sillni sende të reja apo dhurata deri në vlerën 300 EUR për udhëtar (makinë) dhe 430 EUR (avion). Për fëmijët nën 15 vjeç, limiti është 150 EUR.
⛽ Karburanti dhe Ilaçet
-
Nafta rezervë: Përveç rezervuarit të makinës, lejohet të mbani vetëm 10 litra karburant në një bidon portativ.
-
Ilaçet: Mund të mbani vetëm ilaçet e nevojshme për kohëzgjatjen e udhëtimit. Për medikamente specifike (psikotropike ose qetësues të fortë), kërkohet patjetër receta e mjekut në anglisht.
🐾 Kafshët shtëpiake
Nëse udhëtoni me qenin ose macen tuaj, kafsha duhet të ketë:
-
Mikroçip identifikues.
-
Vaksinim të vlefshëm kundër tërbimit.
-
Certifikatë shëndetësore ose pasaportë të lëshuar nga veterineri zyrtar.


