RKE me vendimin e tretë brenda javës: Dizeli përsëri më i lirë – Këto janë çmimet e reja që hyjnë në fuqi nga mesnata

19 dhjetor 2025 – Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RKE) ka miratuar sot vendimin e tretë gjatë kësaj jave, me të cilin ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,60% krahasuar me vendimin e 18 dhjetorit 2025.

 

Çmimi me pakicë i Eurodizelit (D-E V) ulet për 2,00 denarë/litër.

Çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit të lehtë për ngrohje shtëpiake (EL-1) dhe mazutit (M-1 NS) nuk ndryshojnë.

Nga data 20 dhjetor 2025, ora 00:01, çmimet maksimale me pakicë të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benxinë motorike EUROSUPER BS-95: 71,00 denarë/litër
  • Benxinë motorike EUROSUPER BS-98: 73,00 denarë/litër
  • Dizel gorivo EURODIZEL BS (D-E V): 64,50 denarë/litër
  • Vaj ngrohjeje Ekstra i lehtë 1 (EL-1): 65,50 denarë/litër
  • Mazut M-1 NS: 32,635 denarë/kilogram

Kjo është ulja e tretë e çmimeve të derivateve brenda një jave, kryesisht si pasojë e lëvizjeve në bursat botërore dhe kursit të denarit ndaj dollarit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT