Krizë te Esteghlal: Tre barazime radhazi trazojnë ekipin e Asanit – Reagon ashpër klubi ndaj “lajmeve të fabrikuara”

19 dhjetor 2025 – Jasir Asani po shkëlqen individualisht te Esteghlal në Ligën Pro të Iranit, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke u bërë një nga lojtarët kyç të skuadrës. Megjithatë, klubi nga Teherani po kalon një periudhë të vështirë, me tre barazime radhazi në kampionat (1-1 me Kheybar, 1-1 me Malavan dhe 0-0 me Persepolis), që kanë ndikuar në atmosferën brenda ekipit.

 

Në përgjigje të spekulimeve dhe lajmeve të fundit, Esteghlal ka lëshuar një njoftim zyrtar të ashpër, duke akuzuar disa media për publikimin e informacioneve të rreme dhe intervistave të fabrikuara, me qëllim prishjen e qetësisë së kolektivit.

“Ditët e fundit, disa media kanë tentuar të krijojnë polemika duke shpërndarë lajme pa bazë për klubin, drejtuesit, trajnerin dhe lojtarët. Këto materiale joprofesionale bien ndesh me etikën gazetareske. Nga tani e tutje, për çdo lajm të rremë apo material pa burim që synon të destabilizojë ekipin, do të bëjmë përgënjeshtrim publik duke përmendur median përkatëse dhe rezervojmë të drejtën për ndjekje ligjore në mbrojtje të klubit, stafit dhe tifozëve tanë besnikë”, thuhet në deklaratën e klubit.

Esteghlal aktualisht renditet në vendet e para të tabelës, por këto barazime kanë ngadalësuar ritmin drejt titullit. Asani, i transferuar verën e kaluar nga Gwangju FC, vazhdon të jetë kontribuues i rëndësishëm me gola dhe asiste, duke u afirmuar si një nga talentët më të spikatur me origjinë shqiptare në futbollin aziatik.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT