Qazim Laçi po vazhdon të spikasë në ndeshjet e fundit me fanellën e Rizesporit. Mesfushori shqiptar ishte protagonist edhe sot, duke realizuar gol nga penalltia, me të cilin pjesa e parë u mbyll me avantazh 1-0 për Rizesporin ndaj Ejupsporit.
Goli i Laçit u shënua në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon 29-vjeçari. Në dy ndeshjet e mëparshme të kampionatit, ai kishte regjistruar gjithashtu gola dhe asistime.
Laçi u transferua te Rizespori gjatë afatit kalimtar të verës dhe tashmë shihet si titullar i padiskutueshëm në formacionin e skuadrës.


