Mallorca triumfon ndaj Elches, Muriqi sërish golashënues

Mallorca ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Elches, në kuadër të javës së 16-të të elitës së futbollit spanjoll.

 

Një nga autorët e golave për ekipin vendas ishte edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili po vazhdon formën e shkëlqyer këtë sezon. Futbollisti 31-vjeçar realizoi golin e tretë në minutën e 89-të, pas asistimit të Omar Mascarell, duke vulosur fitoren e Mallorcas.

Për Muriqin, ky ishte goli i nëntë në këtë edicion të La Ligës, në 15 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Me këtë fitore, Mallorca ngjitet në kuotën e 17 pikëve dhe aktualisht renditet në pozitën e 14-të në tabelë.

Në mesjavë, Muriqi me bashkëlojtarët do të paraqiten në Kupën e Mbretit, ku do të udhëtojnë për t’u përballur me Deportivo La Coruna, përpara se t’i rikthehen La Ligës me ndeshjen ndaj Valencias.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT