Skuadrat e Chelseat dhe Liverpoolit u gëzuan për fitore të reja në Premier Ligën angleze. Të dy ekipet, në ndeshjet e javës së 13-të, triumfuan me rezultat identik 2-0 në fushën e tyre, Chelsea ndaj Evertonit dhe Liverpooli ndaj Brightonit.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Anfield”, Liverpooli regjistroi një fitore të rëndësishme, me të cilën u ngjit katër pozicione në tabelë. “Të kuqtë” e mposhtën Brightonin me rezultat 2-0. Që në minutën e parë, Ekitike hapi rezultatin, ndërsa goli i dytë u shënua në minutën e 60-të, sërish nga i njëjti futbollist, i cili vulosi fitoren.
Në Londër, Chelsea ishte më i mirë se Evertoni në një ndeshje që u vendos që në pjesën e parë. Palmer realizoi në minutën e 21-të, ndërsa goli i dytë u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë, duke i siguruar fitoren “bluve” të Londrës.
Pas kësaj xhiroje, Chelsea me 28 pikë renditet në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Liverpooli me dy pikë më pak mban pozitën e gjashtë.


