Valdrin Sahiti, dizajneri i njohur i modës, ka një bashkëpunim të ngushtë me këngëtaren Leonora Jakupi, duke krijuar veshje për paraqitjet muzikore dhe stilimin e saj në “Big Brother VIP Kosova”.
Sahiti ndau në Instastory një moment nga puna e tyre e përbashkët, ku Leonora sugjeron ndryshime në skicën e veshjes për prime-in e ardhshëm. “Creative control, always. ©leonorajakupi”, shkroi Sahiti, duke nxjerrë në pah rolin aktiv të këngëtares në procesin krijues dhe bashkëpunimin e afërt mes tyre.



