Kryetari Bilall Kasami inspekton punimet e asfaltimit në lagjen Tetovarja, një projekt që synon përmirësimin e qarkullimit dhe jetesës së banorëve.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, inspektoi sot punimet që po zhvillohen në lagjen Tetovarja, ku është duke u asfaltuar një bllok rrugësh si pjesë e projekteve infrastrukturore të komunës.
Gjatë vizitës, Kasami u informua për dinamikën e punimeve dhe theksoi se ky investim do të përmirësojë dukshëm qarkullimin dhe cilësinë e jetës për banorët e kësaj zone. Ai shtoi se Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që synojnë modernizimin e infrastrukturës dhe krijimin e lagjeve më funksionale për qytetarët.
Në përfundim, kryetari Kasami deklaroi se punimet do të vazhdojnë sipas planit dhe se projektet e reja infrastrukturore do të shtrihen në të gjitha lagjet e Tetovës gjatë muajve të ardhshëm.



