Aktorë, mjeshtër ndriçimi dhe zëri, dhe staf mbështetës bashkohen për sezonin e ri artistik
Teatri i Tetovës njofton me kënaqësi punësimet e katër profesionistëve të rinj në ekipin artistik dhe teknik.
Në mesin e tyre janë:
-
Vullnet Kuçi, aktor;
-
Genc Halimi, mjeshtër ndriçimi;
-
Rakip Idrizi, mjeshtër zëri;
-
Gjulten Beqiri, përgjegjëse për mirëmbajtjen e hapësirave.
Drejtuesit e Teatrit të Tetovës u urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre profesional, duke shpresuar që kontributi i tyre të pasurojë skenën dhe eksperiencën e publikut.


