Forcat amerikane kanë sekuestruar një anije të madhe cisterne nafte pranë brigjeve të Venezuelës, bëri të ditur Presidenti Donald Trump, duke e cilësuar këtë si anijen më të madhe të kapur ndonjëherë në këtë lloj operacioni. Sipas raportimit të BBC, Trump deklaroi se anija transportonte naftë të sanksionuar nga Venezuela dhe Irani.
Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi publikoi një video të operacionit, duke e përshkruar cisternën si një mjet të përdorur për transport të naftës bruto që i nënshtrohej sanksioneve amerikane.
Qeveria e Venezuelës reagoi ashpër, duke e dënuar sekuestrimin si “pirateri ndërkombëtare”. Presidenti Nicolas Maduro ka deklaruar më herët se vendi i tij nuk do të lejojë të shndërrohet në “koloni nafte”.


